Dukej si një person tjetër! Ndjekësit kritikuan ‘look’-un e Megan Fox, kjo e fundit ka një përgjigje për ta

7 months ago 10
Reklamë
17:35 15/02/2024

Aktorja e njohur Megan Fox, nuk ngurroi t’u përgjigjej komenteve negative për pamjen e saj gjatë fundjavës së “Super Bowl 2024”.

Këtë të mërkurë, Fox, 37 vjeç, postoi në ‘Instagram’ dy foto me të fejuarin, reperin Machine Gun Kelly dhe këngëtaren Taylor Swift e të dashurin e saj, Travis Kelce.

Pasi fotot qarkulluan në rrjet, ndjekësit filluan të akuzonin yllin e “Transformers: Revenge of the Fallen” se kishte bërë operacione plastike.

Oh Zot, shiko sa ndryshe… nuk dukem fare”, shkroi 37-vjeçarja në mënyrë ironike poshtë fotove, në ‘Instagram’.“Doli se ishte thjesht një fotografi e kapur me celular ku dukesha si një kukull seksi nga Ukraina. Kur në realitet dukem si një nga ato kukullat seksi me silikon super të shtrenjtë, që mund ta gjeni vetëm në Japoni”.

Rikujtojmë se verën e kaluar, gjatë një interviste për “Sports Illustrated Swimsuit 2023”, Fox u shpreh se nuk ndihej gjithmonë e sigurt me veten e saj.

Unë kam dismorfi trupore – kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët”, tha ajo. “Nuk ka pasur asnjë pikë në jetën time ku unë e kam dashur trupin tim, kurrë, kurrë!/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article