Duket si një debate vërteta pas videos virale të Justin Timberlake dhe Megan The Stallion në VMA

1 year ago 52
Reklamë
14:36 13/09/2023

MTV Video Music Awards njihet për momentet virale dhe këtë herë, ndërsa të gjithë prisnin drama mes Nicki Minaj e Cardi B, vëmendjen e morën Justin Timberlake dhe Megan Thee Stallion.

Të dy shkëmbyen disa fjalë e më pas reperja nisi të tregonte me gisht nga këngëtari ndaj fansat janë të bindur se ka ndodhur një debat.

“Çfarë i tha Justin Megan që reagoi ashtu? A po ziheshin?”, kanë komentuar ata nëpër videot e shpërndara në Twitter.

Footage going viral of Megan Thee Stallion and Justin Timberlake backstage at the #VMAs. pic.twitter.com/1vvKKSrlRV

— Pop Crave (@PopCrave) September 13, 2023

Por një burim që ka folur për “People” ka shpjeguar gjithçka. “Ai i tha ‘gëzohem që të takova’ dhe ajo iu përgjigj  ‘Jo, jo kjo nuk llogaritet. Duhet të takohemi tamam’.” Një burim i dytë është shprehur se “Megan e adhuron Justin”. Ajo po i thoshte ‘Jo, jo, jo ne nuk jemi takuar më parë’. Ishte hera e parë që takoheshin dhe ajo ishte e emocionuar”.

Reperja u nominua në tre kategori, ndërsa Justin dhe anëtarët e grupit NSYNC u ngjitën në skenë duke kthyer kujtime plot nostalgji te fansat./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article