“Dy dado e vrasin fëmijën!”, Açka reagon pas largimit nga Konferenca e Kryetarëve: Shpresoj që Kuvendi të shprehet shpejt. PD nuk ndihmohet me kaos, por…

1 year ago 18
Reklamë

TIRANË

Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nga e cila u largua, siç shpjegon vetë për të mos e bërë qesharake situatën mes kolegëve.

“Kuvendi NUK u shpreh
dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”.

Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj.

Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article