Dy ministra izraelitë kërcënojnë të rrëzojnë qeverinë e Netanyahut nëse ai e pranon planin e Bidenit për paqe

3 months ago 5
Reklamë

Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar se do të japin dorëheqje dhe do të rrëzojnë koalicionin qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu, nëse ai pranon një propozim paqeje për Gazën të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden.

Biden zbuloi së fundmi atë që ai tha se ishte një propozim trefazor izraelit për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë, e që do të kombinonte lirimin e pengjeve me një “armëpushim të plotë”.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se Hamasi kishte degraduar në një pikë ku nuk mund të kryente më lloje të sulmeve të parë si ai më 7 tetor që nisi luftën aktuale, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Është koha që kjo luftë të përfundojë”, tha Biden.

Por, dy anëtarët më të shquar të ekstremit të djathtë të qeverisë izraelite, Ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, e bënë të qartë se refuzojnë një armëpushim të menjëhershëm.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka sinjalizuar gjithashtu se ai nuk është gati, duke hedhur dyshime mbi propozimin e Biden.

Në një deklaratë, Smotrich tha se ai “ia kishte bërë të qartë” Netanyahut se ai “nuk do të jetë pjesë e një qeverie që do të pajtohet me planin e propozuar dhe do t’i jepte fund luftës pa shkatërruar Hamasin dhe kthimin e të gjithë pengjeve”.

Smotrich kërkoi që luftimet të vazhdojnë deri në “shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e të gjithë pengjeve”, si dhe deri në “krijimin e një realiteti krejtësisht të ndryshëm sigurie në Gazë dhe Liban”.

Ndërkohë, Ben Gvir e përshkroi marrëveshjen si “të pamatur” dhe “fitore për terrorizmin”, si dhe rrezik sigurie për Izraelin.

“Nëse kryeministri zbaton marrëveshjen nën kushtet e publikuara sot, që do të thotë fundi i luftës dhe heqja dorë nga eliminimi i Hamasit, Otzma Yehudit do të shpërndajë qeverinë”, tha ai, duke iu referuar partisë së ekstremit të djathtë. /Telegrafi/

Read Entire Article