​Dy serbë hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

1 year ago 39
Reklamë

Dy serbë të cilët janë futur ilegalisht në Kosovë janë ndaluar nga policia.

Policia e Kosovës thotë se një automjet me targa të Serbisë ku ndodheshin dy shtetas serb është ndaluar në fshatin Uglar.

Dyshohet se ata ishin futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të procedohet sipas ligjit.

Top Channel

Read Entire Article