“Dy vite më parë na sollën avionë për të na kërcënuar…”, Kurti i vendosur: Do të mbrojmë demokracinë në Kosovë!

11 months ago 16
Reklamë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish për tensionet dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Veri të Kosovës, ku një grup i armatosur sulmoi policinë.

Përmes një mesazhi në X, Kurti theksoi se edhe dy vite më parë në kufirin e Kosovës, Serbia dërgoi avionë luftarakë për t’i frikësuar. Mes të tjerash ai shtoi se mbetemi të vendosur në angazhimin për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës.

MESAZHI I KURTIT

Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e 🇽🇰.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article