Dy vite më parë u dhunua nga infermieret në azil, ndërron jetë e moshuara nga Kosova

3 months ago 7
Reklamë

Minire Nura, e moshuara e cila u keqtrajtua dhe dhunua nga infermieret në azilin “Orenda” në Pejë, ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i familjes së 72-vjeçares. Ai theksoi se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë, duke shtuar këtu se nga 31 tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast.

Skenat e dhunës që tronditën mbarë opinionin publik janë filmuar në ambientet e Qendrës për të Moshuar dy vite më parë.

Pamjet qarkulluan kudo dhe ngjallën revoltë tek të gjithë qytetarët. E moshuara u dhunua dhe keqtrajtua nga tre infermieret, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Remzie Kuqi, të cilat janë filmuar duke e shkelmuar dhe shtyrë me forcë 72-vjeçaren.

Sipas avokatit, njëra nga të dyshuarat është shpallur fajtore, ndërsa dy të tjerat të pafajshme. Të dyshuarave u ishte caktuar masa e paraburgimit por u liruan me një vendim të Gjykatës Supreme.

Read Entire Article