Dyshime për abuzime me rezervat shtetërore/ Kurti: Nuk ka korrupsion e keqpërdorim

1 year ago 58
Reklamë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve 2 zyrtarë, nën dyshimet se abuzuan me rezervat shtetërore.

Në disa audio-përgjime të publikuara, zyrtarët pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore, nuk mbërriti kurrë.

Për këtë çështje ka ardhur një reagim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një videomesazhi, Kurti thotë se 97 % e vlerës së blerë vitin e kaluar të rezervave shtetërore kanë arritur në Kosovë.

Ai pretendon se nuk ka korrupsion e keqpërdorim, ndërsa shprehu mbështetje për ministren e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Nuk ka asnjë korrupsion e keqpërdorim. Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, shprehet Kurti.

Kryeministri i Kosovës deklaron se rezervat shtetërore ishin 300 mijë euro kur ai mori mandatin dy vjet më parë dhe tani janë 25 milionë euro.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit.

Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish-sistemin e kalbur e të korruptuar”, theksoi ai.

Read Entire Article