Dyshohet se ndihmoi Naim Murselin të vriste gruan/ “Jemi të shokuar!”, vëllai i policit të arrestuar e mohon: Atë natë ka qenë në shtëpi

9 months ago 12
Reklamë

Kanon Kokolla, vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla që u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje. Ai ka deklaruar se është i shokuar me këto zhvillime dhe se vëllai i tij është i pafajshëm.

Madje, sipas tij, i dyshuari ka qenë në shtëpi atë natë. “Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di.” – citohet se ka thënë ai.

Ndërkohë, arrestimin e pjesëtarit të FSK-së e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes. “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” – thuhet në komunikatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article