Dyshohet se po trafikonte qenie njerëzore, aeroplani në Francë ndalohet të fluturojë 

10 months ago 10

Një aeroplan me 303 pasagjerë indianë është ndalur në një aeroport në Francën verilindore nën dyshimin për trafikim njerëzor, raportojnë mediat franceze.

Airbus A340 po fluturonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në kryeqytetin e Nikaraguas, Managua.

Ai u ndal gjatë një ndalese teknike në aeroportin e vogël Vatry në departamentin Marne të enjten pas një “informacioni anonim”, thonë prokurorët.

Disa persona janë mbyllur në aeroport, nga policia. Një hetim është nisur për kushtet dhe qëllimin e udhëtimit, thanë zyrtarët lokalë. Ata shtuan se disa nga pasagjerët besohet të jenë emigrantë të paligjshëm.

Një deklaratë nga zyra e prefektit Marne tha se pasagjerët u lejuan të qëndronin në avion në fillim, por më vonë salloni i mbërritjes së aeroportit u shndërrua në një zonë pritjeje me shtretër.

Avioni thuhet se është në pronësi të kompanisë charter rumune Legend Airlines.

Top Channel

Read Entire Article