E akuzoi se ia mori burrin, bashkëshortja e Mërgim Berishës i reagon Vesës: Nuk kemi qenë kurrë shoqe të ngushta

11 months ago 35

Lidhja disavjeçare e futbollistit Mërgim Berisha dhe Vesa Vllasaliut është rikthyer qendër të vëmendjes, pas disa deklaratave të kësaj të fundit.

Në një intervistë të fundit Vesa është shprehur se në ndarjen e tyre ka ndërhyrë shoqja e saj e ngushtë, Edona, me të cilën futbollisti tani është i martuar.

Por, e ftuar në “Fol Shqip Shos”, partnerja e Berishës ka treguar anën e saj të kësaj historie, duke mohuar deklaratat e Vesës, madje tha se ato nuk kanë qenë asnjëherë shoqe të ngushta.

Foto: Arkiv/Instagram

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoi nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e ime e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, është shprehur gruaja e Berishës.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur i kemi 17 vjet, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar në whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”, ka rrëfyer mes tjerash Edona.

Ndërkohë, theksojmë se Vesa Vllasaliu aktualisht është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, por ende nuk ka folur për historinë e saj të dashurisë me futbollistin. /Telegrafi/

Read Entire Article