E BUJSHME/ Tradita vazhdon! Një tjetër Maldin do të veshë fanelën e Italisë

2 weeks ago 36

Maldinët janë të lindur për të luajtur me Italinë. Pas Çezares dhe Paolos është radha e një tjetër Maldini të veshë fanelën axurre.

Daniele Maldini, djali i Paolos dhe nipi i Çezares me paraqitjet e tij fantastike me skuadrën e Monzës ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Luçiano Spaleti, i cili ka vendosur ta grumbullojë në listë për ndeshjet e tetorit.

Spaleti ka folur me elozhe, duke konfiormuar jo vetëm grumbullimin për herë të parë me kombëtaren e madhe, por pret që ai të japë një kontribut tëmadh.

“Pisili dhe Maldini? Këto dy emra janë në listën e madhe, i kemi përfshirë dhe na bëhet qejfi që janë forca të reja që mund të vijnë te ne dhe japin një kontribut që të rregullojmë gjërat pasi nuk kemi bërë një Europian të madh”, tha sot Spaleti.

Read Entire Article