E BUJSHME/ UEFA i heq finalen e Champions League “San Siros”

3 weeks ago 36

Finalja e Champions League e vitit 2027-të nuk do të luhet në stadiumin mitik të Milanos “San Siro” ashtu siç ka qenë parashikuar më herët.

UEFA ka marrë një vendim drastik duke i hequr finalen San Siros, pasi dy klubet milaneze , Inder dhe Milan, nuk ranë dakord mbi projektin e rikonstruksionit të stadiumit.

Milani dhe Interi nuk dëshironin të investonin në një impiant i cili sipas tyre duhet rindërtuar nga e para.

Sipas UEFA-s, meqë komuna e Milanos nuk garantonte rikonstruksionin e planifikuar në impiant dhe në zonën përreth, atëherë ishte e pamundur që të planifikohej zhvillimi i një finaleje në vitin 2027. Brenda qershorit 2025 do të caktohej emri i stadiumit të ri që do të zhvillonte këtë sfidë.

Read Entire Article