Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira, vota që nuk i kap dot, u shpreh Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, gjatë një tryeze me partitë, ku është diskutuar mbi reformën zgjedhore.
Bylykbashi tha se administrata publike nuk duhet të marrë pjesë gjatë fushatës zgjedhore, por kjo nuk është pranuar. Bylykbashi tha se për votat e emigrantëve mund të aplikohet sistemi me një postë ndërkombëtare.
Ai tha se qëllimisht socialistët kanë diskutuar 4 vjet për të futur si një të drejtë votën e diasporës. Bylykbashi tha se ajo që keni kemi kërkuar është të hiqet Ministria e Brendshme dhe të jetë KQZ dhe kemi kërkuar një element që mos të jetë domosdoshmëri adresa e ligjshme e një shtetasi që ndodhet jashtë Shqipërisë, si kusht për të pasur të drejtën e votës.
Bylykbashi tha se janë mbi 2.2 mln shqiptarë që jetojnë jashtë, ndërkohë që të regjistruar janë vetëm 18 mijë, ose më pak se 1 %, madje edhe këta të zgjedhur në mënyrë selektive.
Deputeti i PD-së, i cili është edhe bashkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, tha se socialistët nuk kanë vullnet për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e emigrantëve, për të cilat tha se janë një basen që jo vetëm nuk mund të kapen, por mund të ndikojnë në rotacionin e pushtetit.
“Kemi kërkuar që të përfshihen penalitete në Kodin Penal, por nuk pranohet nga socialistët, pasi është sistemi i patronazhimit”, tha Bylykbashi.
Ai tha se i është mbyllur dera në ccdo rast ccdo mundësie për rotacionin politik përmes votave. Bylykbashi ka vënë theksin te koalicionet zgjedhore që nuk lejohen, ndërsa u shpreh se nëse do të kishim koalicionet, do të kishim një Parti Socialiste me 69 mandate, pa pasur mundësi që të kishte mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë, ndërkohë që në 2021-in, përfitoi 5 mandate shtesë, duke shkuar në 74.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb