E ftuar në Javën e Modës në Paris, Sarah Berisha pozon përkrah aktorit Austin Butler

11 months ago 17
Reklamë

Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha u bë më e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo gjatë kohës brenda shtëpisë së famshme krijoi një lidhje dashurie me DJ PM dhe dyshja që nga atëherë kanë vazhduar të shijojnë romancën.

Por, të dy mbesin të angazhuar në profesionet e tyre dhe së fundmi Sarah ishte e pranishme në Javën e Modës në Paris.

Foto: Sarah Berisha/Instagram

Blogerja simpatike mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’ dhe aty rastisi të takohej edhe me imazhin kryesorë të brandit, aktorin Austin Butler.

Sarah realizoi një ‘selfie’ me aktorin që e ndau me fansat e saj në InstaStory.

Theksojmë që ambasadore e markës YSL Beauty tash e katër vite është edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. /Telegrafi/

Sarah Berisha/Instagram
Read Entire Article