E fundit/ Caktohet masa e sigurisë për Naim Murselin dhe dy të arrestuarit, akuzat që rëndojnë mbi të

10 months ago 24

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Naim Murselin, i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për autorin e vrasjes, Granit Plavaj si dhe te arrestuarin e tretë.

Bashkëshorti akuzohet për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndërsa autorit për veprën penale Vrasje e rëndë dhe vepën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.

Read Entire Article