“E godita se ngacmoi të fejuarën”, zbardhet dëshmia e autorit. Arrestohet edhe shoku i viktimës

3 weeks ago 39
Reklamë

Pasi vrau me thikë 34-vjeçarin në Astir, autori i krimit 25-vjeçari Darmend Keli ka dëshmuar në polici. Ai ka thënë se Amarildo Hoxhallarin e goditi për shkak se i ngacmoi të fejuarën por se nuk kishte qëllim ta vriste.

“Sapo kisha arritur afër shtëpisë bashkë me të fejuarën. Ajo shkoi tek parkimi dhe unë u ngjita lart kur pashë një motor që po e ndiqte dhe po e ngacmonin. Nga ballkoni u fola por me ofenduan. Mora thikën dhe zbrita poshtë. Ata ishin dy veta. Amarildo Hoxhallari me ofendoi sërish dhe më goditi. Në sherr e sipër e godita me thikë që kisha marrë në shtëpi. Nuk kisha qëllim ta vrisja por me ofendoi dhe më goditi përpara”, tha Darmend Keli në dëshminë e tij

Uniformat blu i vunë prangat të riut menjëherë pas ngjarjes, ndërsa 34 vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve në gjoks dhe në këmbë duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Ndërkohë në pranga përfundoi edhe shoferi i makinës ku ndodhej viktima pasi u provua se po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Amarildo Hoxhallari në fakt është emër i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2015 ai dhe kushëriri i tij Aurel Hoxhallari, u dyshuan si organizatorë të atentatit  ndaj mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani. Pak kohëmë pas ai u la lirë, ndërsa kushëriri i tij vijon të jetë ende në kërkim.

Nga atentat mbetën të plagosur polici Roland Mete dhe Pajtim Serjani, të cilët ishin ulur në një kafe në Rrugën e Kavajës, kur një person i maskuar hyri i armatosur dhe hapi zjarr. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi Roland Mete, i cili u kundërpërgjigj duke qëlluar me armën e shërbimit.

Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se ishte vrasës me pagesë./vizionplus.tv

Read Entire Article