“E kam njohur personalisht”, Behgjet Pacolli reagon pas arrestimit të ish-këshilltarit për vrasjen e gruas: Akt i pa parë ne traditën tonë!

9 months ago 12
Reklamë

Behgjet Pacolli ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Murselit duke theksuar se viktimën e njihte personalisht dhe se krimi ishte tmerrshëm dhe makabër.

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.
E përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.
E pabesueshme dhe e trishtueshme.
Jam ende i shokuar!”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article