“E kam vuajtur humbjen për një kohë të gjatë”,  Lady Gaga vajton për mikun e saj, Tony Bennet

1 year ago 42
Reklamë
10:53 31/07/2023

Pas humbjes së mikut të saj, Tony Bennett, Lady Gaga ka reaguar për herë të parë me një shkrim të ndjerë. Një dedikim i gjatë i mbushur me mall, dhimbje, kujtime dhe respekt ku Gaga ka përshkruar miqësinë me artistin që ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.

Ai vuante prej vitesh nga Alzhaimeri dhe shpesh nuk e mbante mend këngëtaren, por vazhdonte të këndonte gjithnjë në skenë me të. Gaga ka ndarë një foto ku dy miqtë janë të përqafuar dhe ka dhënë mesazhe të rëndësishme edhe përtej humbjes së Bennett.

“Do të më mungojë përjetë miku im. Do të më mungojë të këndoj me të, të regjistroj me të, të flas me të, të jemi bashkë në skenë. Me Tony, munda ta  jetoja jetën në një thyerje të kohës. Tony dhe unë kishim fuqi magjike. Ne e transportonim veten në një epokë tjetër, modernizuam muzikën bashkë dhe i dhamë jetë të re si një dyshe. Por nuk ishte aktrim. Marrëdhënia jonë ishte shumë e vërtetë. Sigurisht ai më mësoi për muzikën, jetën e showbiz-it por më tregoi si të isha e lumtur dhe kokën drejt. ‘Drejt përpara’, thoshte ai. Ai ishte një optimist, besonte në punën cilësore dhe jetën cilësore. Plus, ishte mirënjohja. Tony ishte gjithmonë mirënjohës. Ai shërbeu në Luftën e Dytë Botërore, marshoi me Martin Luther King Jr., dhe këndoi xhaz me këngëtarët dhe instrumentistët më të mirë në botë.

E kam vuajtur humbjen e Tony për një kohë të gjatë. Ne patëm një lamtumirë shumë të gjatë dhe të fuqishme.

Ndonëse ishin 5 dekada midis nesh, ai ishte miku im. Miku im i vërtetë. Distanca në moshë nuk kishte rëndësi, në fakt na dha secilit diçka që asnjëri s’e kishte me pjesën më të madhe të njerëzve. Ne ishim të frymëzuar nga dy momente tërësisht të ndryshme të jetës. Të humbja Tony prej Alzhaimerit ishte e dhimbshme, por edhe e bukur. Një epokë e humbjes së kujtesës është një kohë e shenjtë në jetën e dikujt. Ka një ndjesi brishtësie dhe dëshire për të ruajtur dinjitetin. Gjithçka doja për Tony ishte të mbante mend sa shumë e doja dhe sa mirënjohëse isha që e kisha në jetën time. Por, ndërsa ajo zbehej ngadalë, e dija brenda vetes se ai po ndante me mua momentin më të brishtë të jetës – të këndonte me mua kur natyra e tij po ndryshonte kaq thellësisht.

Nuk do ta harroj kurrë këtë eksperiencë. Nuk do ta harroj kurrë Tony Bennett. Nëse do t’i thoja diçka botës për këtë, do të ishte mos i harroni të moshuarit, mos i lini pas kur gjëra ndryshojnë. Mos u tremb kur ndihesh i trishtuar, thjesht vazhdo drejt përpara, trishtimi është pjesë e saj. Kujdesuni për të moshuarit dhe ju premtoj se do të mësoni diçka të veçantë. Mbase edhe magjike. Kushtojini vëmendje heshtjes – disa prej shkëmbimeve më domethënëse mes meje dhe partnerit tim në muzikë ishin pa asnjë melodi”.

Lady Gaga dhe Tony Bennet publikuan dy albume së bashku dhe performuan në skenë si dyshe deri në largimin e tij nga skena në vitin 2021.

Të ngjashme

Read Entire Article