“E kisha ëndërruar kështu …”, Marash Kumbulla dedikim special tifozëve pas shënimit të golit

1 week ago 26

Marash Kumbulla po kalon formën më të mirë sportive që prej momentit që është larguar nga Roma. Ai është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Espanjol, ku këtë fundjavë shënoi edhe golin e tij të parë përballë tifozerisë bardheblu.

Vetë Kumbulla ka qenë mjaft i emocionuar për shnënim e golit, ku gëzimin dhe lumturinë i ka ndarë edhe në rrjetet sociale, me një dedikim special për tifozët.

Lo soñé así: primer gol con estos colores ante nuestro público. Una emoción que llevaré conmigo para siempre. 🤩
Tres puntos más, ¡vamos Pericos! 💪⚪️🔵 pic.twitter.com/W4RHhzSySg

— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) October 5, 2024


“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”, shkruante mbrojtësi kuqezi.

Marash Kumbulla ëhstë thirrur nga trajneri Silvinjo për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares, por mbetet për tu aprë nëse do të jetë titullar apo jo, pasi prapavija ka lojtarët më në fom të momentit, si Gjimshiti, Ismajli por edhe Mihaj që është grafduar kapiten te skuadra e tij në Portugali.

Read Entire Article