E mbajti të fshehtë, Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë

8 months ago 25
Reklamë
15:48 08/01/2024

Aktorja e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale

Thashemet që ekzistonin prej muajsh për një shtatzëni të mundshme të këngëtares dhe aktores amerikane Halle Bailey rezultuan të vërteta. 23-vjeçarja, që po jeton një histori dashurie me reperin amerikan DDG që nga viti 2022, postoi në rrjetet sociale një fotografi të saj duke mbajtur dorën e djalit të saj.

“Edhe pse kemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që mund të kishte bërë 2023 për mua, ishte të më sillte djalin tim”– ka shkruar ajo.

Edhe babai i djalit publikoi të njëjtën foto në llogarinë e tij në rrjetet sociale shoqëruar po ashtu me një dedikim të ndjerë për vogëlushin.

Aktorja nuk konfrimoi asnjëherë  thashethemet madja ajo edhe  reagoi ashpër duke i kërkuar publikut ta  linte të qetë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article