E mbushur me armë, gjendet një autoblind e grupit terrorist serb që u braktis në malet e Banjskës?

1 year ago 20

Është siguruar një video, në të cilën shihet një autoblindë e grupit terrorist e braktisur në zonën malore në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në këtë autoblindë, shihet një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme.

“Betimi për Drejtësi” mëson se autoblinda në fjalë është ende në atë zonë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës bëri të hënën prezantimin e armatimit që u gjet pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.

Read Entire Article