“E ndalon Kurani”, Vasili kujton deklaratat e Ramës për lojërat e fatit: E kane zënë për fyti dhe e bëjnë qesharak lekët e qelbura të bixhozit

1 year ago 43
Reklamë

TIRANË

Teksa në Kuvend ka nisur sot diskutimi për ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”, nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama është peng i bixhozit.

Vasili publikon dhe një video ku kryeministri thoshte se bixhozin nuk e lejon Kurani, por sipas tij, Ramën e kanë zënë për fyti, e tërheqin zvarrë dhe e bëjnë qesharak lekët e qelbura të bixhozit.

“Rama peng i bixhozit!
Rama po miraton ligjin e basteve në parlament!
Po është po ky Ramë, që thoshte se bixhozin nuk e lejon Kurani!
Kurani nuk ka ndryshuar se është dokument i shenjtë.
Por Ramën e kane zënë për fyti, e tërheqin zvarrë dhe e bëjnë qesharak lekët e qelbura të bixhozit”, deklaron Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article