“E padëgjuar t’i ndalohet komunikimi me publikun”, Boçi për kërkesën e SPAK ndaj Berishës: Trupa gjykuese në konflikt interesi, hetim politik!

9 months ago 22

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, temë diskutimi është bërë çështja e Sali Berishës, dhe kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës ndaj tij, në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, si dhe ndalimin e komunikimit me persona jashtë familjes së tij.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, u shpreh se hetimin e Berishës, ka shumë absurditet dhe konflikt interesi. Ai theksoi edhe një herë se një nga gjyqtaret e çështjes, Irena Gjoka, është në konflikt interesi, pasi shumë vite më parë është shkarkuar nga detyra pikërisht nga Sali Berisha.

“Jemi në një situatë absurde… avokatët kanë paraqitur fakte dhe prova bindëse që prokurorja është në konflikt interesi. Thelbi i hetimit ndaj Berishës është konflikt interesi, dhe trupa gjyqësore që e gjykon është në konflikt interesi. Është hetim politik ndaj Berishës si drejtues i PD, por dhe ndaj opozitës dhe PD në tërësi. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë herë masë arrest shtëpie me mbikëqyrja dhe ndërprerje e komunikimit me publikun. Kjo e drejtë është e drejtë thellësisht dhe njerëzore, aq më tepër kur i atashohet një njeriu me fuqi politike. Ka shumë mospërputhje ligjore”, tha Boçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article