“E prezanton si të dashurën e tij”, Brad Pitt harron Angelina Jolie

11 months ago 15
11:05 14/11/2023

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë zyrtarisht çift. Burime për People janë shprehur se marrëdhënia e tyre “po ecën mirë”.

“Kjo është marrëdhënia e parë serioze e Brad pas divorcit. Ai e prezanton si të dashurën e tij. Është bukur ta shohësh që është mirë”, shton burimi dhe thekson se de Ramon e bën “shumë të lumtur” aktorin 59-vjeçar.

Çifti bëri daljen e parë publike në edicionin e dymbëdhjetë të LACMA Art+Film Gala.

Megjithëse nuk pozuan për fotografët, burimet e People thanë se “ishin shumë të dashur” dhe “qeshnin e bënin shaka me të gjithë” pasi kishin hyrë në eventin gala. “Dukej që po kalonin mirë”, shtoi një burim.

Pitt dhe de Ramon, e cila është 32 vjeçe u lidhën në Nëntor 2022. Ata ishin parë së bashku në një koncert së bashku me Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn.

Kjo është marrëdhënia e tij e parë afatgjatë pas divorcit të bujshëm në vitin 2016 nga Angelina Jolie, me të cilën ka 6 fëmijë. Më pas, aktori u lidh me modelet Emily Ratajkowski dhe Nicole Poturalski por nuk zgjati shumë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article