Dy makina në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha, janë djegur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi, shihet se një nga makinat është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Shkodër/Informacione paraprake
Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb