E reja dhunon nënën në Korçë, arrestohet nga policia

19 hours ago 27
Reklamë

4 raste dhune në familje janë resgjistruar gjatë 24 orëve të fundit në bashkinë e Korçës

Sipas policisë lokale një 49 vjeçar banues në fshatin Goskove e Poshtme është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë që një 42 vjeçar nga qyteti i Korçës arrestohet gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia në një njoftim zyrtar bën të ditur se një 36 vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij ndërsa 28 vjeçe, edhe kjo banuese në qytetin e Korçës është ndaluar pasi ka dyshime të forta se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj

Në të gjitha rastet policia ka pajisur të dhunuarit me urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:

K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

A. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojteje
S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Vetëm gjatë këtij viti në qarkun e Korçës ka patur me shume se 170 kërkesa për t’u pajisur me urdhër mbrojtje për shkak të dhunës, kryesisht në familje, ku rastet më të shumtat janë ndaj bashkëshortëve dhe prindërve

Read Entire Article