E rëndë në Greqi, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park në Selanik

11 months ago 40
Reklamë

Një 19-vjeçare nga Shqipëria është goditur me thikë në këmbë nga një person në Selanik, në një park në zonën e Sykes.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou dje rreth orës 5:30 të pasdites.

Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori, një i njohur i saj, është arratisur.

Sakaq, sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article