E rëndë në Selanik/ 4 grekë dhunojnë dhe kërcënojnë me armë 17-vjeçarin shqiptar, shkak… trafiku i drogës

11 months ago 31
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

4 të mitur grekë janë arrestuar nga policia në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të një 17 vjeçari shqiptar.

Siç rezultoi nga hetimet, autorët mesditën e datës 18.09.2023, në zonën e Thermit në Selanik, kanë kryer një sulm me armë ndaj viktimës dhe e kanë plagosur me dhunë fizike, ndërsa me armë kanë kërkuar pagesën e një shume të parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur.

I dëmtuari, më pas, kishte shkuar në spital për ndihmën e parë dhe ishte larguar.

Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast mëngjesin e djeshëm, u kryen kontrolle banesash e , ku u gjetën dhe u sekuestruan veshje që kishin dy prej tyre në vendngjarje, 2 pistoleta me ajër me aksesorët e tyre, 8 thika, 2 shufra metalike të palosshme, pako të improvizuara me kanabis me peshë totale 187.6 gram, 2 rende kanabis, 3 peshore elektronike precize, spraj piper etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article