E rëndë në Skrapar/ Turkun e zë poshtë çisterna me ujë e kamionit, humb jetën në vendin e punës

1 year ago 136
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafën e Dëvrisë,disa kilometra larg fshatit Gjerbës në Skrapar.

Një shtetas turk ka gjetur vdekjen aksidentalisht në një kantier ku nxirren pllaka mermeri.

60-vjeçari Osman Akçay,ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Shtetasi turk ka gjetur vdekjen në vend dhe trupi i tij i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë,ku edhe do të kryehet autopsia.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe DVP-së Berat,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë aksidentale,që i mori jetën shtetasit turk.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se firma e nxjerrjes së mermerit ishte në pronësi të një shtetasi grek.

Read Entire Article