E shpallën të vdekur në rrjete sociale, reagon Adriana Matoshi

7 months ago 9

E shpallën të vdekur në rrjete sociale, reagon Adriana Matoshi

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo gjatë këtyre ditëve ka marrë vëmendje të madhe në media për shkak të disa mendimeve që ka shfaqur.

Bëhet fjalë për deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktoren, Adriana Matoshi.

E njëjta së fundmi ka ndarë një postim në InstaStory, nga i cili shihet se është shpallur e vdekur.

Foto: Screenshot/Instagram

“E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, s’arrihet të identifikohet”, thuhet në shkrim shoqëruar me fotografinë e artistes së njohur.

“A keni naj koment për portalet tona”, ka qenë përgjigja e Matoshit.

Ajo nuk ka shtuar ndonjë gjë tjetër, por shihet se kjo është e tepërt dhe se për këtë u detyrua të flasë.

Adriana në ndërkohë po vazhdon angazhimet në politikë e po ashtu edhe në profesionin e saj si aktore. /Telegrafi/

Read Entire Article