E vërteta mbi raportin e Shakirës me Lewis Hamilton

1 year ago 35
Reklamë
22:20 05/08/2023

Mediat e huaja shkruajnë se nuk kishte asgjë serioze mes tyre

Shakira dhe Lewis Hamilton ka kohë që janë në qëndër të vëmendjes pasi përflitet se dyshja po shijojnë një romancë së bashku.

Megjithatë, mediat e huaja kanë zbuluar më shumë detaje të reja rreth marrëdhënies së tyre.

Jordi Martin, gazetari shumë i afërt me këngëtaren ka dashur të sqarojë atë që flitet për yllin kolumbian dhe Hamilton dhe të shpjegojë se çfarë po ndodh realisht mes tyre.

Do të doja të përgënjeshtroja një shkrim që u botua në një gazetë katalanase që thotë se Hamilton është i lodhur nga qëndrimi i Shakirës. Mund ta mohoj kategorikisht këtë informacion, sepse kam folur me rrethin e ngushtë të Shakirës dhe ata konfirmojnë se mes saj dhe Hamiltonit ka pasur dhe do të ketë gjithmonë një miqësi të bukur”, është shprehur ai.

Kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj thashethemeve në rritje se Hamilton po distancohej nga Shakira për shkak të tentativës së saj për të nxitur xhelozi te ish-partneri dhe babai i fëmijëve të saj, Gerard Pique.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article