Edhe Spider-Man do ta kishte zili, por mos e provoni kurrë këtë

9 months ago 26
Reklamë

Njerëzit janë të aftë të bëjnë të gjitha llojet e gjërave dhe në epokën e pajisjeve të komunikimit social dhe të avancuar, “performancat” e tyre janë të disponueshme për të gjithë.

Kështu një djalë, emri i të cilit nuk dihet, pushtoi rrjetet me një video 27 sekondash, e cila u shikua nga më shumë se tre milionë njerëz brenda pak ditësh.

Shpjegimi është i thjeshtë – dhe marifet jashtëzakonisht i rrezikshëm! Djali u ngjit në ndërtesën tetëkatëshe në ndërtim, dhe më pas përdori hapjet e dritareve për t’u zbritur poshtë ndërtesës.

It's quicker than taking the stairs pic.twitter.com/9ZXKnJOnRR

— Crazy Clips (@crazyclipsonly) November 21, 2023

E pranojmë se sfidon gravitetin, aq sa do ta kishte zili edhe Spider-Man, por theksojmë se nuk duhet ta provoni kurrë këtë lloj gjëje.

Lëvizjet e këtij njeriu janë të llogaritura, dhe shpejtësia dhe kontrolli i tij janë të jashtëzakonshme. Nuk është çudi që përdoruesit e internetit shprehën admirim dhe mosbesim, raporton NDTV.

Shumë paralajmëruan për rrezikun e mundshëm, duke theksuar se nëse ai humbi ekuilibrin, me siguri do të lëndohej.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Një hap i gabuar dhe do të ishte një histori krejt tjetër”, thuhet në një nga komentet dhe ne e mbështesim plotësisht. /Telegrafi/

Read Entire Article