Edhe u lëndua edhe nuk do të mund të japë gol këtë sezon – si “e zunë” Mërgim Berishën dy mallkimet e Big Brother VIP Kosova

11 months ago 21

Sulmuesi i Hoffenheimit, Mërgim Berisha, i cili është me prejardhje nga Kosova duket e ka humbur sezonin e ri pas lëndimit të rëndë të pësuar në fillim të javës së kaluar.

Kjo u konfirmua nga vet klubi gjerman në një deklaratë për media, i cili citonte: “Kontrollet e hollësishme kanë vërtetuar dyshimin se Mërgim Berisha pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes. Ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të duhet të marrë një pushim për muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

I çuditshëm është fakti se lëndimin e tij dhe dëshirën që të mos japë kurrë gol, janë mallkime që vijnë nga banorët e shtëpisë më të famshme të momentit, Big Brother VIP Kosova.

Gute Besserung, Mergim!

Eingehende Untersuchungen haben den Verdacht bestätigt, dass @BerishaOfficial im Training einen Kreuzbandriss im rechten Knie erlitten hat. Er wird sich nun einer Operation unterziehen und in den nächsten Monaten pausieren müssen. pic.twitter.com/VExC2EiSlG

— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 10, 2023

Kjo ka ndodhur gjatë një momenti kur ish-e fejuara e tij, Vesa Vllasaliu, javë më parë tregoi historinë e saj prekëse para banorëve të shtëpisë.

“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, kishte thënë Gani Gërmia pasi Vesa kishte rrëfyer këtë ngjarje të trishtë nga jeta e saj.

Dhe si për ironi të fatit, të dy këto mallkime “kanë shkuar në vend” pasi futbollisti nuk do të jetë në gjendje të shënojë asnjë gol në sezonin e ri nga mungesa në lojë. /Telegrafi/

Read Entire Article