Edona James bëhet hit në TikTok me promovimin e Ujit Alkaline: Shikoni si ma ka rregulluar fytyrën

11 months ago 26

Edona James është shndërruar pa dyshim në një prej personazheve më të dashur të publikut gjatë këtyre ditëve.

Që me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ajo ka arritur që të krijojë dinamike të ndryshme, duke e shndërruar në personazhin më të përfolur të momentit.

Së fundmi, biondja mori vëmendje me reklamimin e një produkti, ku luante rolin e vajzave të reklamave.

Bëhet fjalë për Ujin Alkaline Ph9+, të cilin ajo e ka konsumuar në një kanaçe, teksa thoshte se ky i ka ndihmuar drejt përmirësimit të lëkurës.

@clips.bigbrother Edona promocion 😂 #bigbrothervipkosova #bbvk #fyp #germany🇩🇪 #edonajames #edona #switzerland #blero #lumbardh #kosovo ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova

“Po mirë ma ka ndrequr fytyrën ky uji Alkaline Water – blije edhe ti”, dëgjohet duke thënë transgjinorja me origjinë nga Suhareka.

Përndryshe, iji me pH9+ është ujë më alkalik se uji i zakonshëm i çezmës, i cili ka një nivel pH mesatarisht 7pH. Uji alkalik është gjithashtu i pasur me minerale, si kalcium, magnez dhe kalium. /Telegrafi/

Read Entire Article