Edona James debaton ashpër me Santiana Malokun

11 months ago 55

Krahas situatave të ndryshme të krijuara mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, kanë nisur edhe debatet e forta me njëri-tjetrin.

Këtë herë një përplasje e ashpër ka ndodhur Santianaës me Edonën, pasi kjo e fundit e humbi lojën e buxhetit.

Në diskutimin e tyre, Santiana e paralajmëroi Edonën se kjo është hera e fundit që përzihet në lojë, ndërsa debatuan me tone të larta.

“Çka me hëngër bukë na. Qysh me hëngër bukë na, qysh don me pi cigare ti? A e dinë çfarë loje është ajo a jo? 19 vetja jemi këtu për ty me e humb”, i tha Santiana-Edonës.

Ndërsa, Edona i bëri thirrje që të fliste normal, kurse përgjigja e Santianës vazhdoi të ishte e ashpër “po bërtas edhe çka don me më bë, hajde, çka po don me më bë”.

Kujtojmë që deri në këtë debat dy vajzat dukeshin që kishin krijuar një raport shoqëror bashkë. /Telegrafi/

Read Entire Article