Edona James dhe Meti debatojnëme fjalë të ulëta në dhomën e gjumit

11 months ago 28

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova vazhdimisht po ndodhin dinamika të shumta.

Edona James bashkë me disa vajza të shtëpisë kanë qëndruar zgjuar deri vonë duke bërë muhabet së bashku.

Mirëpo kjo ka shqetësuar disa prej banorëve në dhomën e gjumit, të cilët nga biseda e tyre nuk kanë mundur të flenë.

Ka qenë moderatori Meti Alshiqi ai i cili ka debatuar me Edonën, duke i kërkuar të qetësohet gjersa nuk kanë munguar edhe fjalët ofenduese ndaj njëri-tjetrit.

“Ti s’ke drejt me fol aspak”, i thotë Meti-Edonës, gjersa kjo e fundit i thotë “Unë flas kur t’më qohet”.

Debati me fjalë të ulëta mes dyshes, ka vazhduar deri në orët e vona, teksa vajzat më pas kanë ulur zërin gjatë bisedës së tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article