Edona James: Gani Gërmia është ‘gjarpër’

10 months ago 29
Reklamë

 Gania Gërmia është ‘gjarpër’

Në fillim të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, banorja Edona James, deklaroi se vetëm Gani Gërmia sipas saj është burrë brenda shtëpisë.

Por duket se me kalimin e ditëve, transgjinorja nga Suhareka ka ndërruar mendim për gazetarin e humoristin e njohur.

Kjo në bazë të ngjarjeve të përditshme e po ashtu edhe debateve në të cilat janë përfshirë.

Foto: Screenshot/TikTok

Së fundmi, biondja e ka gjuajtur Ganinë ‘gjarpër’, teksa është në dhomë duke biseduar me banorët e tjerë.

“A po e shihni, ai Ganiu është gjarpri”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/TikTok

Gjatë këtyre ditëve ndryshe ka pasur përplasje e biseda të ndryshme mes banorëve në BBVK.

Kjo pasi tashmë veç kanë filluar nominimet dhe këtë të premte (3 nëntor) pritet të dalë njëri nga konkurrentët. /Telegrafi/

@bigbrotherkosova Edona: Ganiu është gjarpër #bbvk2 #bigbrothervipkosova2 #klankosova #artmotion ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova
Read Entire Article