Edona James: Kam qenë bashkë me vëllanë e Oliver Kahnit, gruaja e tij na zuri në flagrancë

11 months ago 29

Edona James ka rrëfyer një tjetër histori private në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo iu tregon banorëve se ka qenë me vëllanë e ish-drejtorit ekzekutiv të Bayern Munich, Oliver Kahn.

E njëjta thotë se ka bërë disa skandale në jetë, duke përfshirë edhe atë me vëllanë e Oliverit.

Foto: Screenshot/YouTube

“Skandale kam bërë, njërën pas tjetrës. Një skandal e kam pasur më vëllanë e Oliver Kahn”, tha ajo.

Transgjinorja nga Suhareka tutje shtoi se gruaja e tij në një moment i kishte zënë në flagrancë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam qenë bashkë me vëllaun e Oliver Kahnit, gruaja e tij na zuri në flagrancë. Ajo ka thënë qikjo biondinë ma ka prishur mua jetën. Nuk ia kam prishur unë, me zor nuk e kam shti”, vazhdoi mes tjerash James.

Kjo ngjarje e Edonës i bëri banorët që të qeshnin, disa prej tyre që po qëndronin me të në oborr. /Telegrafi/

Read Entire Article