Edona James planifikon zvogëlimin e gjoksit

11 months ago 10

Edona James tashmë është njëra nga banoret më të pëlqyera në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo flet spontanisht për shumë nga temat, që mbase disa konkurrentëve të tjerë mund edhe t’i pengojnë.

Biondja së fundmi ka qenë duke qëndruar me Vesën, Albën dhe Bleron në kuzhinë, teksa ka folur për gjoksin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Transgjinorja thotë se dëshiron ta zvogëlojë gjoksin dhe ta bëjë si të bukuroshes nga Gjilani.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Bleros, i cili reagoi menjëherë duke i thënë se këto tema duhet të diskutohen kur të jenë vetëm vajzat.

Foto: Screenshot/YouTube

James vazhdoi sërish duke përmendur gjoksin, ndonëse fliste edhe në gjuhën gjermane.

Përkundër të tjerëve, Edona ka qenë më e sinqertë që nga fillimi duke folur për çdo gjë. /Telegrafi/

Read Entire Article