Edona James ‘pushton’ TikTok-un, arrin mbi 100 milionë klikime në emrin e saj

11 months ago 10

Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolura aktualisht.

Pjesëmarrja e saj si konkurrente në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova ka bërë që Edona të fitoi simpatinë e publikut.

Deklarata dhe veprimet e saj brenda shtëpisë së famshme po bëjnë bujë në rrjetet sociale, e sidomos në platformën TikTok.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kjo ka bërë që transgjinorja të arrijë tashmë shifra marramendëse duke e tejkaluar shifrën e mbi 100 milionë ‘hashtaga’ në emrin e saj në platformën e lartpërmendur.

Vlen të theksohet se jemi vetëm në javë e dytë të BBVK dhe tashmë zhvillimet dhe situata mes banorëve kanë nisur të tensionohen.

Foto: TikTok

Ditëve të fundit disa prej banorëve janë përfshirë në debatet të ashpra me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, këtë të premten pritet që të eliminohet edhe banori i parë. /Telegrafi/

Read Entire Article