Edona James pyetet nëse do të kryente marrëdhënie intime në Big Brother VIP Kosova 2

10 months ago 43

Në “Darkën e të Nominuarve” në Big Brother VIP Kosova 2 u shtruan shumë pyetje për banorët të cilët janë në nominim.

Edona James, Lumbardh Salihu, Monika Salihu, Vesa Vllasaliu, Linda Halimi e Alby the Rydes iu përgjigjën shumë gjërave.

Një pyetje ngacmuese iu drejtua transgjinores nga Suhareka, nëse do të kryente marrëdhënie brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

“A do të kryeje marrëdhënie intime në Big Brother VIP Kosova 2”, ka qenë pyetja që iu bë.

“Jo, unë bëj shaka. Foli fjalë të ndyra, po kjo se e kam ndërruar seksualitetin. Unë për vete nuk kam ardhur këtu për atë, se më shikojnë fëmijët, të gjithë shqiptarët”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Biondja tutje shtoi: “Kam ardhur këtu me e ndërru imazhin tim. Të tregoj veten time”.

Edona ndryshe po pëlqehet mjaft shumë për karakterin e saj dhe energjinë pozitive që po e përcjell. /Telegrafi/

Read Entire Article