Edona James shokon banorët: Edhe meshkujt mund të lindin fëmijë

11 months ago 14

E njohur si transgjinorja e parë në Kosovë, Edona James është njëra nga personazhet më interesante që është bërë pjesë e shtëpisë.

Edona ka marrë shumë vëmendje me historitë e saj herë qesharake e herë të trishta, në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.

Kësaj radhe ajo erdhi me një informacion mjaft interesant që habiti shumë banorët e tjerë, e i bëri të diskutojnë rreth kësaj.

Ajo u thotë banorëve që është e mundur të vendoset mitra te meshkujt, dhe se ata mund të lindin, dhe njeh dikë që tashmë e kishte bërë këtë gjë.

Kjo shokoi e i habiti të gjithë banorët, në veçanti Monikën e Vesën. /Telegrafi/

Read Entire Article