Edona James shokon me deklaratën: Emri im është sikur ai i Adem Jasharit

11 months ago 35

Ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Kosova është padyshim Edona James.

Ajo po përfshihet në situata të ndryshme me banorët e shtëpisë së famshme pa i lënë anash debatet e ashpra me disa prej tyre.

Së fundi transgjinorja ka vazhduar që të krijojë përplasje me Metin, ku nuk munguan as ofendimet nga ana e saj.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Në një moment madje Edona sa tha se “emri jem është i madh dhe me zë, sikur i Adem Jasharit”.

Por, banorët që ishin prezent reaguan menjëherë, ndërsa Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.

“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, i tha Meti.

Ndërkohë, theksojmë që konkurrentë e BBVK edhe në këtë edicion janë në garë për çmimin e madhe prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Read Entire Article