Edona James shpreh një pëlqim për Domenikun: Banorët fillojnë ta ngacmojnë

11 months ago 35

Edona James ka marrë pa dyshim gjithë vëmendjen e tërë publikut shqiptar.

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, është zgjedhur banorja e preferuar dy herë radhazi, e përveç kësaj ajo është shndërruar në një senzacion duke thyer rekorde në TikTok.

Gjatë spektaklit të kaluar, në shtëpi ka pasur hyrje të reja. Domeniku është një këngëtar afrikano-zviceran, i cili këndon në gjuhën shqipe.

Foto: Screenshot/YouTube

Me sa duket, Domenikun ka filluar ta simpatizojë banorja më interesante e shtëpisë, Edona.

Banorët e kanë vërejtur këtë gjë dhe kanë filluar ta ngacmojnë Edonën, përderisa qëndronin së bashku në dhomën e ndenjës.

Foto: Screenshot/YouTube

“A ke pëlqim ndaj Domenikut, të kam parë me gisht në gojë, duke e shikuar natën” – e ka ngacmuar Buci.

Më pas kanë vazhduar Linda e Alba, duke i imituar veprimet e Edonës në rastet kur ishte afër Domenikut.

Kjo shkaktoi shumë të qeshura te banorët, madje edhe te Edona. /Telegrafi/

Read Entire Article