Edona James thotë se nuk e ka problem të kryejë marrëdhënie intime para kamerave

11 months ago 27

Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, ku shihej Edona teksa fliste me banorët e tjerë mbi tema eksplicite.

Ndërkohë, moderatorja Jonida Vokshi i drejtoi një pyetje të tipit: “Nëse shkon deri në finale si do ia bësh?”.

Dhe përgjigja e transgjinores ishte e qartë, duke u shprehur se nuk e ka problem që të kryejë edhe marrëdhënie intime para kamerave të transmetimit.

“Qysh është më së miri. Nuk e di ndoshta vjen ndonjë djalë i bukur që më pëlqen. Nuk e kam bërë kurrë para kamerave, por s’dua të them që s’do ta bëj atë. Unë e marr jetën qysh të më vjen”, ka thënë Edona James.

Përndryshe, të premten është eliminuar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtarja Brikenda Karricaj u largua si më e votuara gjatë javës nga televotimi, gjersa pati gjithashtu një banor të ri i cili u fut në BBVK.

Bëhet fjalë për këngëtarin afrikano-zviceran Domenik, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale, për këngët që këndon në gjuhën shqipe. /Telegrafi/

Read Entire Article