Edona James tregon pse nuk pranon pasaportë të huaj: Në varr dua hyj si kosovare

11 months ago 11

Edona James po merr vëmendje me secilën deklaratë që po bën në Big Brother VIP Kosova 2.

Trasgjinorja ka fituar simpatinë e publikut dhe tashmë po thyen rekorde edhe në platformën TikTok.

Në një diskutim të fundit me banorët, Edona ka treguar se sa krenare njihet që është nga Kosova.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Kur të hy në dhe dua të hy si kosovare, jo si gjermane, unë nuk kam dashur të jem gjermane, shqipen po e flas bukur, këtu për tre muaj do ta mësoj edhe më shumë”, u ka thënë Edona banorëve.

Theksojmë që Edona në rrugëtimin e saj në BBVK nuk ka hezituar të flas hapur edhe për transformimin e saj në femër.

Ajo ka pranuar se ka investuar deri në 100 mijë euro në fizikun e saj.

Ndërkohë, Edona edhe në javën e fundi u zgjodh si një prej banorëve më të preferuar të publikut. /Telegrafi/

Read Entire Article