Edona James vazhdon të thyejë rekorde në TikTok, arrin gati 200 milionë klikime

11 months ago 23

Edona James është shndërruar pa dyshim në një nga fenomenet e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka fituar simpatinë e shumë shqiptarëve me sinqeritetin e saj dhe mënyrën se si flet e sillet brenda shtëpisë.

Për të dytën herë radhazi, Edona James u shpall ndër më të preferuarit e publikut, duke u futur në treshen e më të votuarve.

Edona James (Foto: Edona James/Instagram)

Se është bërë një senzacion më vete, këtë e vërteton edhe rrjeti social TikTok, ku interesimi i shprehur nga fansat për të është i madh.

Hashtagu #EdonaJames në TikTok deri më tani numëron afro 200 milionë kërkime në vetëm dy javë e gjysmë pasi ka filluar spektakli.

Foto: TikTok

Këtë të premte një tjetër banor do të lërë shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku do të jetë njëri prej të nominuarve të cilët janë: Ledi Vokshi, Linda Halimi, Meti Alshiqi, Santiana Maloku, Gani Gërmia, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Monika Salihu. /Telegrafi/

Read Entire Article