EKLSKLUZIVE/ “Nuk bridhte me gra”, detaje të reja për vrasjen e Enver Ballës, flet kunati i viktimës: Nusja e djalit…

3 days ago 32
Reklamë

Një krim monstruoz i ngjashëm me atë të familjes Meta pak muaj më parë dhe i realizuar në të njëjtin vend, Shënavlash, tronditi serish opinionin publik, kur policia zbardhi vrasjen brenda familjes.

62-vjeçar Enver Balla u qëllua për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla. Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.

Ditën e sotme thyen heshtjen për herë të parë kunati i viktimës në emisionin “Me zemër të hapur” me autore Evis Ahmeti, ku tregon detaje nga jeta familjare dhe kërkimet për Enverin në kohën që mendonin se ai ishte i zhdukur.

EMISIONI I PLOTË

Ngjarjen e rëndë, rrëfen ai, e kanë mësuar nga mediat, pasi policia gjetin trupin e pajetë.

“Ngjarjen e morëm vesh nga lajmet, nuk e dinim që ishte shpallur i zhdukur. Esmeraldin e njihja si njeri të mirë dhe punëtor. Nuk kisha dijeni për ndonjë konflikt të mëparshëm. Gruaja e tij shumë e mirë dhe e rregullt. Kishte marrëdhënie shumë të mirë edhe me fëmijët, e donin si ta kishin nënë. Janë martuar me lejen e fëmijëve“, rrëfen ai.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash. Në polici, 30-vjeçari Esmerald Balla ka kallëzuar se i ati ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe pas këtij momenti nuk kishte mundur të lidhej më me të atin. Po ashtu, ai ka hedhur dyshimet se ajo grua mund ta kishte vrarë 62-vjeçarin, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article