Gjatë gërmimeve në rrugën A14 midis Cambridge dhe Huntington të Britanisë së Madhe, ekspertët kanë zbuluar skeletin e një njeriu që mendohet të jetë 2000 vjet i vjetër.
Skeleti Offord Cluny 203645, thuhet se i përket grupit Sarmatians, të cilët njihen për aftësitë e tyre të kalërimit dhe flasin gjuhën iraniane.
Teknikat e përdorura shkencore për zbulimin e kufomës së lashtë, kanë për qëllim të tregojnë origjinën etnike të tij duke deshifruar kodin gjenetik të eshtrave.
Dr. Marina Silva e laboratorit të Gjenomikës së Lashtë në Institutin Francis Crick të Londrës, deshifroi ADN-në e Offord-it nga eshtrat e veshit të brendshëm.
“Gjëja e parë që pamë ishte se gjenetikisht ai ishte shumë i ndryshëm nga individët e tjerë romano-britanik të studiuar deri më tani”, tha ajo.
Në fillim, arkeologët menduan se Offord-i ishte zbulim i një njeriu vendas, por analiza e ADN-së tregoi se ai ishte nga skajet më të largëta të Perandorisë Romake, zonë kjo që sot përfshin Rusinë Jugore, Armeninë dhe Ukrainën.
Të dhënat historike gjithashtu tregojnë se ai mund të ketë qenë djali i një kalorësi, ose skllav i tij, raporton BBC.
Teknologjia e përdorur për zbulimin e origjinës së Offord-it thuhet se po transformon dijet e njerëzve për të kaluarën historike.
Ndryshe, detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën Curren Biology. /Telegrafi/